Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Musk pas blerjes së Twitterit: Liria e fjalës është themeli i demokracisë

Musk ka një plan “B” nëse Twitteri ia refuzon ofertën e blerjes

Miliarderi Elon Musk, ka reaguar për herë të parë pas blerjes së rrjetit social Twitter.

Ai përmes një deklarate në profilin e tij në këtë platformë, ka thënë se dëshiron ta bëjë Twitterin më të mirë, duke e përmirësuar me veçori të reja.

Musk ka premtuar një seri ndryshimesh, duke filluar nga relaksimi i kufizimeve të përmbajtjeve e deri te fshirja e llogarive.

"Liria e fjalës është themeli i demokracisë dhe Twitteri është një treg digjital ku diskutohen çështje jetike për të ardhmen e njerëzimit. Unë gjithashtu dua ta bëj Twitterin më të mirë, duke e përmirësuar atë me veçori të reja, duke bërë algoritme besimi me burim të hapur, duke mposhtur robotët dhe duke e konfirmuar autenticitetin e gjithë njerëzve. Twitter ka potencial të madh - mezi pres të punoj me kompaninë dhe komunitetin e përdoruesve për ta zhbllokuar atë," shkroi ai.

Twitter fillimisht kishte refuzuar ofertën prej 44 miliardë dollarësh të Muskut. Por ai insistoi në blerje, duke deklaruar se është personi i duhur për të zhbllokuar potencialet e jashtëzakonshme të këtij rrjeti social.

Edhe Musk thotë se do ta kthente Trumpin në Twitter Tech Musk thotë se do ta kthente Trumpin në Twitter

Sipas revistës Forbes, Musk është personi më i pasur në botë, me pasuri afro 276.6 miliardë dollarë, që kryesisht është falë aksioneve të tij në prodhimin e veturave elektrike Tesla, firmë të cilën e drejton ai. Musk gjithashtu posedon edhe firmën SpaceX.