Elon Musk arriti një marrëveshje për ta blerë Twitterin për rreth 44 miliardë dollarë.
Shefi ekzekutiv i kompanisë “Tesla”, i cili është gjithashtu personi më i pasur në botë, ka theksuar më parë se dëshiron të blejë këtë rrjet social sepse mendon që është një platformë që e kufizon “fjalën e lirë”. Ai beson se Twitter duhet të transformohet si një kompani private në mënyrë që të krijojë besim me përdoruesit.
“Liria e fjalës është themeli i demokracisë dhe Twitteri është një treg digjital ku diskutohen çështje jetike për të ardhmen e njerëzimit. Unë gjithashtu dua ta bëj Twitterin më të mirë, duke e përmirësuar atë me veçori të reja, duke bërë algoritme besimi me burim të hapur, duke mposhtur robotët dhe duke e konfirmuar autenticitetin e gjithë njerëzve. Twitter ka potencial të madh - mezi pres të punoj me kompaninë dhe komunitetin e përdoruesve për ta hapur atë,” shkroi Musk.
??♥️ Yesss!!! ♥️?? pic.twitter.com/0T9HzUHuh6
— Elon Musk (@elonmusk) April 25, 2022
Biznesmeni i cili e gëzon një pasuri prej 276 miliardë dollarësh i ka premtuar një seri ndryshimesh, duke filluar nga lirimi i kufizimeve të përmbajtjes e deri te fshirja e llogarive.
Pas lajmit të arritjes së marrëveshjes për blerjen e Twitterit, një numër i madh i personaliteteve të famshme reaguan në këtë rrjet social, duke i shfaqur pakënaqësitë e tyre, raportoi të martën portali “NME”. Në mesin e tyre ishin: Ellie Goulding, Jameela Jamil, Scooter Braun, Kevin Jonas, Questlove, Ice Cube dhe të tjerë.
Hi Elon
— ?☠️ Geoff Barrow ?☠️ (@jetfury) April 26, 2022
You’re a twat
How’s about that for freedom of speech.
Will we now get the edit tweet option?
— kevin jonas (@kevinjonas) April 25, 2022
Welp. What now
— Questo (@questlove) April 25, 2022
It would kinda dope if Musk bought Twitter and just shut it off…. Lol
— ICE T (@FINALLEVEL) April 25, 2022
Ignore the drama, pay attention to this instead https://t.co/eoi2tGkYeP
— Ellie Goulding (@elliegoulding) April 25, 2022
Ah he got twitter. I would like this to be my what lies here as my last tweet. Just really *any* excuse to show pics of Barold. I fear this free speech bid is going to help this hell platform reach its final form of totally lawless hate, bigotry, and misogyny. Best of luck. ❤️ pic.twitter.com/fBDOuEYI3e
— Jameela Jamil ? (@jameelajamil) April 25, 2022