Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

MSI prezanton monitorin e lakuar MAG Optix G27C4 1500R

MSI e ka prezantuar ditë më parë MAG Optix G27C4 - monitorin e lakuar për gaming, me madhësi prej 27 inçësh. Monitori e ka një lakueshmëri prej 1500R dhe karakterizohet nga normat e rifreskimit prej 165Hz, si dhe mbështetje për teknologjinë AMD FreeSync, raporton TechPowerUp.

Paneli është i Samsungut, i tipit VA, dhe ofron rezolucion Full HD (1920 x 1080), reagueshmëri prej 1ms, kënde shikimi prej 178°/178° dhe mbrojtje anti-glare. Hyrjet e ekranit vijnë në formatin DisplayPort 1.2a dhe dy porte HDMI 1.4a, shkruan KOHA Ditore. Paneli gjithashtu ofron reduktim të dritës së kaltër, si dhe ndriçim në prapavijë flicker-free LED.

Image

Dimensionet e monitorit janë 611.5 mm × 225.4 mm × 457.9 mm ndërsa ai peshon 5.4 kg. MSI nuk e ka treguar çmimin e monitorit të lakuar MAG Optix G27C4 1500R.