Gjatë vitit 2019, e kemi parë një rritje të konsiderueshme të popullaritetit të pajisjeve Virtual Reality, ndërsa gjithnjë e më shumë pajisje janë duke u përshtatur për përdorim në shtëpi. Developerët e softuerëve po gjejnë vazhdimisht mënyra për t’i implementuar mundësitë VR përtej sferës së gamingut, raporton KitGuru.
Mozilla e ka publikuar një azhurnim të veçantë për Firefox Reality, që do të thotë se tani është e mundur të dërgoni tabe nga pajisjet mobile ose kompjuterët direkt në helmetën VR për ta shijuar argëtimin e realitetit virtual (veçanërisht gjatë festave vijuese).
Përdoruesit, të cilët tashmë janë të loguar në llogarinë e tyre Firefox në Firefox Reality, mund t’i dërgojnë videoklipet e tyre 3D nga telefonat e tyre në helmetat VR. Kjo video përmbajtje do të jetë në dispozicion për t’u shikuar në realitetin virtual herën tjetër që hapet/ekzekutohet nga aplikacioni Firefox Reality, shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, mund të dërgoni tabe nga VR në telefonin tuaj ose në PC desktop.
Nëse Firefoxi përdoret në disa pajisje, tani ekziston mundësia e sinkronizimit të historisë dhe bookmarkimit për ta lehtësuar gjetjen e tyre në botën virtuale.
Mozilla i ka shtuar edhe disa ndryshime të vogla në Firefox Reality, ndërsa kompania thekson se më shumë funksione të reja do të shtohen gjatë vitit të ardhshëm.
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni
-
Kampionati Botëror 2026 në TV Vala dhe GjirafaVideo!
-
Pse figurat e famshme po zgjedhin pagesat me kriptomonedha?
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?