Mozilla e thekson privatësinë si një nga karakteristikat kryesore të browserit të vet Firefox, ndërsa kompania dëshiron t’i vazhdojë investimet e saj afatgjata në këtë segment. Mozilla tani në raportin e vet i ka shqyrtuar përmirësimet e sigurisë dhe privatësisë që dëshiron t’i implementojë në Firefox, raporton Softpedia.
Një nga prioritetet, sipas kompanisë, është integrimi i platformës Tor në Firefox. Kompania dëshiron të përmirësojë privatësinë me ndihmën e Super Private Browsing (SPB) për përdoruesit.
Mozilla tashmë e ka programin i cili i mundëson funksionet Tor në Firefox. Tor Uplift ndihmon në implementimin e mbrojtjes përmes gjurmëve të gishtërinjve në browser, ndërsa Mozilla mund ta forcojë më tej këtë karakteristikë për modin SPB. Vetë Tor Browser gjithashtu e përdor versionin Firefox ESR, duke u siguruar përdoruesve opsione të privatësisë që ende nuk janë në dispozicion në browserin Mozilla, shkruan KOHA Ditore.
Mozilla thekson se implementimi i Tor në Firefox nuk është një detyrë e lehtë, ndërsa aktualisht konsiderohet si opsion në të ardhmen dhe nuk është aktualisht në fazën e zhvillimit.
-
Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
BE-ja do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
- Përbërësi që mungon për sovranitetin teknologjik të Evropës
-
Pse figurat e famshme po zgjedhin pagesat me kriptomonedha?
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme