Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Mozilla dhe Meta po bashkëpunojnë pas disa vitesh “luftë”

Mozilla, pronar dhe zhvillues i shfletuesit Firefox, ka sulmuar Facebook-un, i cili tani është nën ombrellën e Meta-s, shumë herë gjatë viteve për rekordin katastrofik të kompanisë në privatësi dhe siguri. Megjithatë, të dy kompanitë tani po punojnë së bashku për një propozim për reklamim pak më privat në internet, i cili tashmë po tërheq kritika nga fansat e vjetër të Mozilla-s.

Mozilla zbuloi në një postim në blog të martën, se janë duke punuar me një ekip nga Meta në këtë drejtim.

"Për disa muajt e fundit ne kemi punuar me një ekip nga Meta për një propozim të ri që synon të mundësojë matjen e konvertimit, ose atribuimin, për reklamat, e quajtur Atribuimi privat ndërveprues, ose IPA. Projekti synon të lejojë reklamuesit ta masin shkallën e suksesit të reklamave në internet, ndërkohë që respektojnë më shumë privatësinë sesa reklamat ekzistuese”, thuhet në njoftimin e Mozillas.