Browseri Firefox së shpejti do të mund ta ketë add-onin "Tor mode", i cili do të duhej ta përmirësojë ndjeshëm privatësinë e përdoruesit duke u lidhur në rrjetin Tor, raporton Softpedia.
Qëllimi përfundimtar është zbatimi i modit Tor si një zgjidhje komplete, që do të jetë pjesë burimore e browserit, por një projekt i tillë kërkon kohë prandaj Mozilla dhe Tor kanë vendosur që si zgjidhje kalimtare ta krijojnë një add-on për browserin, i cili do ta mundësojë moden Tor në Firefox.
Ekstensioni nuk do të instalohet si i parazgjedhur (default) në Firefox, kështu që përdoruesit duhet ta shkarkojnë atë manualisht nga sajti i Mozillas, shkruan KOHA Ditore. Kjo zgjidhje do t'i siguronte përdoruesve njohuri rreth asaj se si mund të duket integrimi i plotë i Torit.
Tani për tani nuk është publikuar ndonjë kornizë konkrete gjatë së cilës mund të pritet testimi publik i modit Tor në Firefox.
-
Tor do të mund ta sigurojë modin Super Private Browsing në Firefox
-
Me Mozilla Firefox, tani askush s’mund t’iu gjurmojë në internet
-
Firefox 100, a është konkurrent i denjë për Chromen?
-
Mozilla paralajmëron mbështetjen për ekstensionet në Firefoxin e ri për Android
-
Azhurnimi për Firefox ju mundëson përcjelljen e aktivitetit dhe mbrojtjen e informacioneve