Mozilla kohët e fundit njoftoi se browseri i ri i kompanisë Firefox për Android do t’i mbështesë ekstensionet, gjë që do ta vendosë aplikacionin në hap me versionin desktop në këtë fushë, raporton Softpedia.
Firefoxi i ri për Android, i bazuar në GeckoView, aktualisht është në fazën Preview dhe Mozilla thekson se tashmë po merr reagime pozitive kur bëhet fjalë për performancën e aplikacionit.
Hapi i ardhshëm në zhvillimin e shfletuesit të ri është shtimi i mbështetjes për "add-ons", dhe Mozilla thekson se ekipi i zhvillimit ka filluar me krijimin e mbështetjes për ekstensione përmes API-t WebExtensions.
Firefox Preview do të duhej ta merrte funksionin e ri gjatë vitit 2020, por tani për tani nuk ka asnjë datë specifike, shkruan KOHA Ditore. Mozilla thekson se zhvillimi mund të zgjasë, ndërsa përdoruesve u këshillohet që të mos i provojnë instalimet e ekstensioneve në Firefox Preview.
Sipas kompanisë, disa ekstensione mund të funksionojnë, por meqenëse ato nuk mbështeten zyrtarisht, ekziston mundësia që të shfaqen probleme dhe bugë.
-
Rikthehet Facebooku
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
BE-ja urdhëron Metan t’u japë rivalëve të inteligjencës artificiale qasje në WhatsApp