Mozilla e ka bërë të ditur disponueshmërinë e versionit Firefox 72 të browserit të vet. Edhe pse nuk i implementon disa funksione të mëdha, azhurnimi sjell ndryshime që e përmirësojnë përvojën e përdoruesit. Kjo e përfshin "fingerprint blocking", i cili është i aktivizuar si parazgjedhje, njoftimet automatike në formën e mesazheve pop-up janë hequr, ndërsa videoja picture-in-picture tani ka mbështetje për Mac dhe Linux, raporton Neowin.
Enhanced Tracking Protection (ETP) tani i bllokon skriptat fingerprinting si parazgjedhje për të gjithë përdoruesit. Fingerprinting paraqet një gjë të keqe, sepse mund të përdoret për t’i përcjellur përdoruesit edhe për muaj të tërë pasi që hapësira e browserit të jetë zbrazur dhe madje edhe nëse është aktivizuar modaliteti privat i kërkimit, shkruan KOHA Ditore. Me versionin Firefox 72, përdoruesit do të mbrohen nga kjo metodë e përcjelljes.
Në një moment, gjatë disa viteve të fundit, ueb browserët kanë filluar t’i mbështesin njoftimet, ndërsa shumë përdorues po bëjnë presion që ta mundësojnë shfaqjen e njoftimeve. Për ta zvogëluar frustrimin e përdoruesit kur kjo të ndodhë, Mozilla i ka zëvendësuar njoftimet pop-up me një dritare të vogël në adres bar, e cila paraqitet kur përdoruesi e përdor sajtin. Me këtë ndryshim, përdoruesit nuk do të kenë më nevojë të shqetësohen për njoftimet dhe përmbajtjen pop-up.
Në fund, video-mbështetja picture-in-picture arrin në Mac dhe Linux. Funksioni kishte arritur në Windows me versionin Firefox 71.