Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Azhurnimi për Firefox ju mundëson përcjelljen e aktivitetit dhe mbrojtjen e informacioneve

Në qershor, Firefoxi e publikoi Enhanced Tracking Protection, funksionin i cili përpiqet ta mbrojë privatësinë e përdoruesit duke i bllokuar në parazgjedhje më shumë se një mijë trackerë eksternë. Me azhurnimin më të ri i cili është në dispozicion për downloadim tani, Firefoxi e ka siguruar një përmbledhje të detajeve për mënyrën se si browseri i mbronë informacionet personale të përdoruesit, raporton Engadget.

Qasja në këtë dashboard është e mundur duke klikuar në ikonën shield (mburojë) pranë fushës për adresë, ose duke klikuar në ikonën me tre pika në menunë "Privacy Protections". Tabela komanduese do ta shfaqë një përmbledhje ditore të të gjitha cookieve eksterne të bllokuara nga Firefoxi, të klasifikuara sipas llojit, shkruan KOHA Ditore. Firefoxi gjithashtu ka filluar me bllokimin e trackerëve të tërthortë nga rrjetet sociale si Facebooku apo Twitteri.

Nga dashboardi Privacy Protections mund t’i qaseni edhe menaxherit për fjalëkalime Firefox Lockwise, i cili tani i ka disa funksione të reja. Mozilla e ka shtuar një gjenerator të ri të fjalëkalimeve i cili do të ndihmojë me krijimin e fjalëkalimeve të forta. Gjithashtu ofrohet një vegël e re për verifikim, e cila do t’ia bëjë me dije përdoruesit nëse duhet ta ndryshojë fjalëkalimin e tij gjatë kërcënimit të të dhënave të përdoruesit.