Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Firefox tani ofron video picture-in-picture në Windows

Shikimi i videove është një nga gjërat më të vështira gjatë multitaskingut. Madje edhe kur e hapni videon në një dritare të re, shpesh duhet ta zhvendosni atë nëpër ekran në mënyrë që të mos mbulohen pjesët e rëndësishme të ekranit ose të mos mbulohet vetë video nga elementet në ekran, raporton Engadget.

Funksioni i ri i Mozillas, Picture-in-Picture, për Firefox e vendos çdo video në ekranin e përdoruesit dhe i parandalon tabet e tjera që ta mbulojnë atë.

Pas shkarkimit të versionit më të ri të Firefoxit, me kalimin e miut mbi video zbulohet opsioni "Picture-in-Picture", shkruan KOHA Ditore. Klikimi në buton e hap videon në playerin e pavarur, i cili mund të lëvizet sipas nevojës.

Funksioni është në dispozicion vetëm në versionin Windows të browserit, por nga janari do të jetë në dispozicion për Mac dhe Linux.

Artikuj të ngjashëm