Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Motoçikleta e parë në botë e prodhuar me printer 3D

Gjërat që mund të printoni janë emri, ndonjë dokument dhe së fundmi një motoçikletë.

Kompania gjermane “BigRep” deklaron se motoçikleta e saj elektrike NERA është motoçikleta e parë me dy rrota e prodhuar krejtësisht me një printer 3D, me përjashtim të pjesëve elektrike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga timoni tek ndenjëset madje edhe gomat me disqet, të 15 pjesët e NERA-s u printuan duke përdorur printerin 3D të shkallës së madhe të kompanisë “BigRep”.

{gallery}

Elementi më interesant i këtij motori janë gomat speciale pa ajër.

Ky model tregon efektin potencialisht revolucionar që mund të ketë printimi 3D në prodhimin e automjeteve në vitet në vijim.

“Kjo motoçikletë dhe prototipet tona të tjera do të shtyjnë limitet e krijimtarisë inxhinierike dhe do të ndryshojnë perceptimin në teknologjinë e printimit 3D”, tha Daniel Buening, bashkëthemelues dhe Drejtor i Menaxhimit të dizajnerëve të NERA-s, “NOWlab”.

Megjithatë, duke marrë parasysh sasinë e kohës që i duhet një printeri 3D për të prodhuar këtë motoçikletë elektrike, me shumë mundësi nuk do e shohim motoçikletën NERA që të hyjë në prodhim në të ardhmen e afërt./atsh