Auto

Motoçikleta fluturuese e Jetsonit, arrin shpejtësi deri 100 km/h dhe kushton afro 80 mijë euro

Ky mjet fluturues ka kthyer motoçikletat fluturuese të filmit “Star Wars” në realitet.

Dhe prodhuesi Jetson pretendon se mund të ketë edhe vetura fluturuese të prodhuara nga ai deri në vitin 2030, raporton “The Sun”.

Motoçikleta Jetson One është elektrike dhe kushton afro 80 mijë euro. Nuk duhet licencë të pilotit për ta fluturuar mbi një tokë të hapur dhe mund të arrijë shpejtësi deri 100 kilometra në orë.

Peter Ternstrom, nga firma suedezo-polake, ka thënë: “Të gjithë mund të jenë pilotë deri në fund të dekadës”.