Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Porsche i futet edhe tregut të biçikletave elektrike

Kompania e prodhimit të veturave luksoze, Porsche, planifikon t’i futet tregut të biçikletave elektrike, pas suksesit që pati me veturën elektrike Taycan, që u bë një nga modelet më të shitura të tyre për një kohë të shkurtër.

Porsche ka marrë përsipër një kompani në fushën e biçikletave javën e kaluar. Pasi ra dakord për të marrë përsipër pjesën më të madhe të aksioneve në kompaninë kroate Greyp vitin e kaluar, prodhuesi gjerman i veturave tani ka marrë 20 për qind të aksioneve kompanisë me bazë në Bavari, Fazua.

Fazua është e angazhuar në prodhimin e sistemeve të lëvizjes për biçikleta elektrike, dhe rreth 40 prodhues të biçikletave elektronike instalojnë motorët e tyre elektrikë në produktet e tyre.

Sistemet e tyre janë unike në atë që motori elektrik, së bashku me baterinë, mund të hiqet lehtësisht nga biçikleta - gjë që u lejon pronarëve të përdorin biçikleta pa ndihmën e motorëve elektrikë dhe baterive, por edhe pa ngarkesën e tyre shtesë nëse nuk e duan.

Në marrëveshje e nënshkruar, Porsche në të ardhmen mund të blejë edhe më shumë aksione, në mënyrë që të bëhet pronare.