Porsche Panamera mund të kalojë tërësisht në elektrike, pasi kompania synon që 80 për qind të shitjeve të saj globale të jenë të tilla deri në vitin 2030, shkruan të mërkurën “Automotive News”.
Panamera mund të kalojë në veturat me bateri në gjysmën e dytë të kësaj dekade.
Panamera me energji elektrike do të ofrohet me një sistem lëvizjeje me një ose dy motorë. Gjithashtu do të ketë bateri 800 volt.
Stili i kësaj, veture pritet të jetë e ngjashme me versionet hibride.
“Do të ketë disa elemente unike të dizajnit brenda pjesëve të përparme dhe të pasme të veturës. Megjithatë, dizajni kryesor i Panameras do të jetë i njëjtë për të dyja llojet”, thuhet në një raport të “Autocar-it” tw mërkurën, duke cituar një burim brenda kompanisë.
-
Porsche Panamera përgatitet për ndryshimin e madh
-
Më në fund vjen Porsche 911 hibrid
-
Gjenerata e re e Porsche Cayennet shihet për herë të parë gjatë testimeve
-
Toyota planifikon ta zgjerojë linjën e veturave elektrike me bateri deri në vitin 2026
-
Porsche Panamera e re: Interieri futuristik mes stilit e kualitetit