Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Monitori 32-inçësh Philips Brilliance 325P9H me 4K, 60Hz

Philips ka prezantuar modelin më të ri në linjën e PC monitorëve Brilliance. Philips Brilliance 329P9H e ka një diagonale prej 31.5 inçësh me rezolucion 4K (3840 x 2160p). Paneli është i tipit IPS, me një rifreskim prej 60Hz dhe një reagueshmëri prej 5ms, raporton TechPowerUp.

Monitori nuk është dedikuar dhe as nuk është reklamuar për komunitetin e gamerëve, ndërsa ata që e konsiderojnë atë ende interesant mund të presin 350 nitë të ndriçimit, kënde të shikimit prej 178 shkallë dhe mbështetje për 1.07 miliardë ngjyra, të cilat mbulojnë 108% të spektrit sRGB, 90% të NTSC CIE1976 dhe 87% të spektrit Adobe RGB, për profesionistët kreativë.

Image

Brilliance 329P9H livrohet me një precizitet të kalibruar fabrikisht Delta E < 2. Nga portet janë të pranishme 1x DisplayPort 1.2 hyrje, 1x DisplayPort 1.2 dalje, 2x HDMI 2.0a, 1x USB Type-C (Me DP 1.2, 65W PD, data), si dhe një hub 4-portësh USB 3.0 dhe një GbE Ethernet port, shkruan KOHA Ditore.

Çmimi i rekomanduar i monitorit Philips Brilliance 325P9H është rreth 900 dollarë.

Artikuj të ngjashëm