Microsofti e ka rifreskuar në heshtje modelin e vet Surface Book 2. Gjiganti softuerik në Surface Book 2 13.5-inçësh e implementon procesorin më të ri i5 të Intelit me katër bërthama të gjeneratës së tetë, ndërsa modeli i tanishëm dybërthamësh i gjeneratës së shtatë mbahet në një çmim të zbritur (1299 dollarë), sipas The Verge.
Modeli i rifreskuar katërbërthamësh do të kushtojë 1499 dollarë dhe përfshin procesorin i5-8350U, me një rritje të taktit punues në 3.6GHz. Surface Book 2 i ri nga segmenti i mesëm gjithashtu i ka 8GB RAM dhe 256GB hapësirë të ruajtjes, shkruan KOHA Ditore.
Microsofti gjithashtu planifikon që më 17 prill ta mbajë ngjarjen Surface, gjatë të cilës presim informacione në lidhje me çmimin dhe disponueshmërinë e harduerit Surface Hub 2, si dhe shtesat nga linja Steelcase.
-
Surface Book 2 i rifreskuar mund të bëhet me CPU katërbërthamësh
-
Microsoft krijon prototipet Surface Pro me një ndryshim të madh të një komponenti kyç
-
Intel pretendon se ka procesorin më të shpejtë në botë
-
Mircosofti zbulon specifikat e telefonit Surface Duo
-
Inteli po përgatit procesorin 22-bërthamësh i9-10990XE për t’iu kundërvënë Threadripperit