Raporti i ri sugjeron që Microsofti së shpejti do ta rifreskojë laptopin e vet më të lirë Surface Book 2. Disa listime të shitjeve me pakicë po aludojnë në këtë mundësi. Një nga ndryshimet më të mëdha që Microsofti do t’i bëjë është implementimi i CPU-së katërbërthamëshe. Surface Book 2 aktualisht ka procesor dybërthamësh, raporton Ubergizmo.
Sajti WinFuture e vuri re listingun për Surface Book 2, i cili në vend të çipsetit dybërthamësh i5-8350U do të mund të ketë procesor katërbërthamësh i5-7300U. Përveç dy bërthamave shtesë, CPU gjithashtu e ka një takt të rritur prej 3.5GHz në 3.6GHz.
Pjesa tjetër e specifikimeve do të duhej të mbetet e njëjtë, dhe kjo përfshin 8GB RAM, dy porte USB 3.1 Type-A, një port Type-C dhe një lexues të kartave SD, si dhe rezolucion 3000 x 2000p, shkruan KOHA Ditore.
Deri më tani, Microsofti nuk ka përmendur zyrtarisht se kur planifikon ta publikojë versionin e rifreskuar të laptopit Surface Book 2 prej 13 inçëve, i cili në listingjet e shitjeve me pakicë u shfaq me një çmim prej 1499 dollarësh.