Miliarderi kinez i teknologjisë Jack Ma nuk është parë në publik për gati dy muaj, pasi kishte kritikuar presidentin e Kinës, Xi Jingping, shkruan “Daily Mail”.
Jack Ma, një nga personat më të suksesshëm në Kinë, kishte kritikuar rregullatorët financiar në Kinë dhe bankat që janë në pronë të shtetit gjatë fjalimit në Shanghai në tetor.
Ai ka bërë thirrje për reforma.
Fjalimi i tij kishte zemëruar qeverinë e Kinës, që e vlerësoi kritikën e Ma’s si sulm ndaj autoritetit të Partisë Komuniste dhe filloi me “goditjet” ndaj bizneseve të Ma’s.
Më pas Kina nisi një hetim anti-monopol për Alibaba Group të MA’s.
Po ashtu Ma që nga nëntori është zhdukur nga sytë e publikut.
Artikuj të ngjashëm
-
Miliarderi kinez Jack Ma shfaqet për herë të parë publikisht pas disa muajsh
-
“Zhdukja” e themeluesit të “Alibaba”-s shpërfaq frikën e Kinës
-
Xi e lë Trumpin në pritje para gazetarëve, shpërthejnë reagimet në rrjetet sociale
-
Alibaba paralajmëron për ripunësime
-
Top ekonomisti kinez zhduket pasi kritikoi Xi Jinpingun