Microsofti është i angazhuar të ofrojë tema të errëta në aplikacionet e veta, dhe kjo përfshin edhe browserin e ri Microsoft Edge i cili është ende në përgatitje.
Meqenëse browseri bazohet në Chromium, përmirësimet e bëra në Edge mund të shtrihen edhe në browserë të tjerë që e përdorin të njëjtën platformë, duke përfshirë Google Chrome, raporton Softpedia.
Një nga përmirësimet e fundit të prezantuara nga Microsofti është tema e errët në browserët Chromium. Microsofti dëshiron që funksioni tooltips në Edge dhe Google Chrome ta mbështesë temën e errët, pasi që aktualisht e përdorin një pamje standarde me një sfond të bardhë.

Kjo do të jetë e mundur vetëm me aura tooltips, të cilat tashmë janë duke u përdorur në Windows 10, veçanërisht në aplikacionet UWP, si dhe në pjesët moderne të sistemit operativ, siç është menyja Start, shkruan KOHA Ditore.
Në këtë ndryshim do të përfshihet edhe rritja e gjerësisë maksimale për tooltips nga 400 pikselë në 800 pikselë, në mënyrë që të përputhet më mirë me tooltipin burimor dhe për t’i shmangur disa nga problemet e mëparshme.
Ndryshimet e tooltip në Microsoft Edge të rinj do të duhej të arrijnë në ditët e ardhshme, si pjesë e kanalit Canary.
-
Chromium Edge nga Microsofti tani në dispozicion
-
Chromium Edge i Microsoftit tani në dispozicion për Windows 7 dhe Windows 8
-
Microsofti e lanson Chromium Edge Browser Alpha për përdoruesit e Windows 10
-
Arrijnë detajet dhe fotot e reja për Microsoft Edge të bazuar në Chromium
-
Microsoft ua mundëson Insajderëve dyqanin me ekstensione për Edge