Për ata që janë nostalgjikë, Microsofti është duke përgatitur diçka interesante. Llogaria e kompanisë së Windows në Twitter e ka postuar një tweet dhe promo video për Windows 1.0. "Po ju prezantojmë Windows 1.0 të ri, me MS-Dos Executive, Clock etj.!!", thuhet në përshkrimin e videos, raporton Neowin.
Videoja nuk e përmban asnjë material nga versioni origjinal i sistemit operativ, përveç logos, e cila tani është avatar i ri i Windowsit në Twitter, shkruan KOHA Ditore.
Tani për tani nuk ka informacione se çfarë saktësisht nënkupton ky njoftim. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë video shaka apo ndonjë shaka e 1 prillit nga disa muaj më parë, e cila është ndaluar nga kompania. Ose ndoshta është një lloj paralajmërimi për sezonin e ri të serisë Stranger Things, e cila zhvillohet në vitin 1985, kur u publikua Windows 1.0.