Aplikacionet e Microsoftit po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara në Android. Exceli tani u është bashkuar aplikacioneve Word dhe One Drive, duke i regjistruar një miliard shkarkime në Play Store, raporton AndroidPolice.
Vegla për tabela, e krijuar nga Microsofti është ende përpara zgjidhjes Google Sheets në Android. Aplikacioni Google Sheets ka arritur në 500 milionë instalime këtë vit, shkruan KOHA Ditore.
Disa pajisje, si linja e Samsungut Galaxy Note10, vijnë me Excelin tashmë të instaluar (si dhe disa aplikacione të tjera të Microsoftit), gjë që sigurisht ndihmon në arritjen e rezultatit të mësipërm. Megjithatë, bëhet fjalë për një arritje mbresëlënëse.
Ekzistojnë disa aplikacione të tjera të njohura të Microsoftit, të cilat së shpejti mund të arrijnë rezultat të këtillë në Android, dhe kjo e përfshin OneNote dhe PowerPoint.
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?
-
Netflixi paditet për mbledhje të dhënash dhe krijim varësie te përdoruesit
-
Shpenzimet për AI të kompanive teknologjike pritet të arrijnë në 600 miliardë dollarë