Google ua ka mundësuar përdoruesve që t’i përdorin më lehtë veglat Office në telefonat e tyre. Janë prezantuar versionet e azhurnuara të aplikacioneve për Android të Docs, Sheets dhe Slides, të cilat tani e kanë një pamje të rifreskuar.
Nuk janë shtuar funksione shtesë, por aplikacionet do të duhej ta ofronin një përvojë më të lehtë dhe më harmonike të përdoruesit, shkruan KOHA Ditore. Aplikacionet tani kanë kontrolle më konstante, një listë të përpunuar dokumentesh etj.
Përdoruesit tashmë duhet të jenë në gjendje të shohin ndryshime në Docs dhe Slides, ndërsa azhurimi për Sheets do të jetë në dispozicion së shpejti. Ndryshimet e reja dhe dizajni i rifreskuar do t’ua mundësojë aplikacioneve G Suite ta ofrojnë një pamje të unifikuar, që është në hap me zgjidhjet rivale si Microsoft Office.
-
Google po punon për të bashkëpunuar me aplikacionet për Android
-
Google Photos vjen me ndryshime, përfshirë edhe videot
-
Aplikacionet mobile të ridizajnuara të Microsoft Office e lexojnë tekstin me zë
-
Aplikacioni i ri Android i Microsoftit i kombinon të gjitha veglat e Offices në një vend
-
Google e ka një mënyrë “të re” të krijimit të ngjarjeve në kalendar