Vitin e kaluar, gjatë kësaj periudhe, Google ka shtuar shkurtore interesante për përdoruesit e rregullt të aplikacioneve G Suite, duke e mundësuar krijimin shumë të shpejtë të dokumenteve të reja, raporton Mashable.
Me ndihmën e domenit .new, Google e ka shtuar një funksion për krijimin e shpejtë të dokumenteve, tabeleve, slajdeve, sajteve ose formulareve të reja të Google thjesht duke e shtypur doc.new, sheet.new, slide.new, site.new ose form.new direkt në fushën për adresat e browserit. Tani funksioni është zgjeruar edhe në Google Calendar.
Google, gjithashtu, tha në tweetin e vet se është e mundur të shkruani cal.new ose meeting.new në browser dhe të mundësoni që një ngjarje e re e Calendar të ekzekutohet në tab, shkruan KOHA Ditore. Përdorimi i kësaj shkurtoreje kursen kohë, e cila do të përdorej më herët për ta hapur aplikacionin Calendar dhe për ta shtuar një ngjarje të re.
Për ata me më shumë se një llogari të Google, kompania e ka shtuar funksionin, i cili ia mundëson shkurtores të krijojë ngjarje të reja në disa llogari. Nëse jeni loguar në dy llogari të Google, mund ta shtoni ngjarjen e re Calendar në llogarinë tjetër duke e shkruar cal.new/2/ ose meeting.new/2/.
-
Google rifreskon aplikacionet e veta afariste në Android
-
Google e lehtëson sigurimin e llogarisë për përdoruesit e G Suite
-
Google feston 20-vjetorin e Google News me një dizajn të ri
-
15 minutat e fundit të historisë së kërkimit në Google mund të fshihen automatikisht me opsionin e ri
-
Chrome 90 rrit përformancën dhe produktivitetin