Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google e lehtëson sigurimin e llogarisë për përdoruesit e G Suite

G Suite tani ua ka lehtësuar përdoruesve që të shtojnë sigurinë në llogaritë e tyre, pasi që Google e ka publikuar serinë e azhurnimit për verifikimin në dy hapa, dhe e gjitha fillon me ndryshimet në interfejs, raporton Engadget.

Përdoruesit do të mund t’i shohin udhëzimet dhe fotot e reja tekstuale, të cilat do t'i udhëzojnë përmes procesit të konfigurimit dhe ndryshimeve të reja në varësi të browserit që përdoret. Për shembull, përvoja do të jetë unike dhe e ndryshme në varësi të asaj nëse përdoret Firefoxi apo Safari, shkruan KOHA Ditore.

Gjithashtu, Google ka premtuar mbështetje të zgjeruar për çelësat pa tel. Funksioni mund të miratohet përmes "flag", si dhe në platformën Linux. Sipas të gjitha gjasave, përdoruesit e G Suite do të kenë shumë arsye për ta pranuar verifikimin në dy hapa, nëse deri tani nuk e kanë bërë këtë.