Microsofti e ka publikuar beta aplikacionin e ri Office për Android, i cili i kombinon të gjitha veglat thelbësore të punës. Këtu përfshihen Word, Excel, PowerPoint etj. Në fakt, vetë aplikacioni është emërtuar Microsoft Office: Word, Excel, PowerPoint & more, raporton MSPowerUser.
Aplikacioni e mundëson krijimin dhe procesimin e dokumenteve, si dhe menaxhimin e dokumenteve në telefonat dhe tabletat Android, shkruan KOHA Ditore. Gjithashtu është i mundur bashkëpunimi në disa dokumente të caktuara me miqtë dhe kolegët përmes vetë aplikacionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë nga funksionet që veçohen është mundësia e krijimit të fajllave PDF nga foto ose konvertimi i fajllave Word, Excel dhe PowerPoint në PDF.
Aplikacionin Microsoft Office: Word, Excel, PowerPoint & more mund ta gjejmë në Google Play Store, por mund t’i përmbajë disa bugë sepse është ende në fazën e hershme të zhvillimit Public Preview.