Një grup kompanish përfshirë disa emra të mëdhenj të teknologjisë dhe internetit kanë bashkuar forcat për të zhvilluar standardet e metaverse, shkruan Bloomberg.
Organizata quhet Metaverse Standards Forum dhe bashkëthemeluesit e saj janë Meta, Microsoft, Huawei, Nvidia, Qualcomm, Sony, Epic Games, Unity dhe Adobe.
Një kompani që i mungon kësaj liste është padyshim Apple. Shumë raportime flasin se Apple pritet të lansojë një pajisje të saj të realitetit virtual ose të shtuar dhe synon të bëhet një lojtar madhor në metaverse kur pajisja të bëhet e disponueshme.
Google gjithashtu mungon në këtë listë ndërsa po punon me një pajisje AR me emrin e koduar Project Iris. Niantic apo Roblox gjithashtu mungojnë.
Megjithatë kompanitë nuk kanë asnjë pengesë t’i bashkohen kësaj organizate. Metaverse do të ishte një sukses vetëm nëse kompanitë, veçanërisht ato të mëdhatë e adoptojnë.
- Përbërësi që mungon për sovranitetin teknologjik të Evropës
-
Shpenzimet për AI të kompanive teknologjike pritet të arrijnë në 600 miliardë dollarë
-
Meta zgjeron shërbimet me pagesë në Facbook, Instagram e Whatsapp
-
Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve
-
Padia e 15-vjeçarit për varësinë nga YouTube mbyllet me marrëveshje