Meta, e cila zotëron Facebookun, Instagramin dhe WhatsApp-in, ka njoftuar se do të shkurtojë 13% të fuqisë punëtore.
Sipas njoftimit, në total, 11,000 punonjës do të pushohen nga puna nga 87,000 sa janë në mbarë botën, raportoi The Independent të mërkurën.
Në një deklaratë, shefi ekzekutiv i Metas, Mark Zuckerberg tha se shkurtimet ishin "disa nga ndryshimet më të vështira në historinë e Metës".
Lajmi vjen pas pushimeve të mëdha në Twitter, i cili shkurtoi rreth gjysmën e stafit të tij dhe firmave të tjera të teknologjisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Meta nis largimin nga puna të 10 mijë punëtorëve
-
Meta largon edhe 10,000 punëtorë
-
Meta përgatit një raund të ri të shkurtimeve të vendeve të punës
-
Pas largimit të 11 mijë punonjësve, Meta po riorganizon disa pjesë të kompanisë
-
Zuckerbergu e pranon se Meta bëri gabime në ristrukturimin e stafit për AI