Meta, e cila zotëron Facebookun, Instagramin dhe WhatsAppin, ka lajmëruar se do të pushojë nga puna 10,000 punëtorë.
Do të jetë seria e dytë e pushimeve masive nga gjiganti i teknologjisë.
Drejtori ekzekutiv, Mark Zuckerberg, ka thënë se largimet do të jenë të vështira dhe se janë pjesë e “vitit të efikasitetit”, raportoi BBC.
Pas shkurtimeve të 10,000 vendeve të punës, 5,000 pozita në kompani do të jenë të paplotësuara.
Zuckerberg ka thënë se beson se kompania ka përjetuar një thirrje zgjimi më 2022 kur është përballur me vështirësi, duke përmendur nivelin e lartë të interesit në SHBA, jostabilitetin gjeopolitik në botë dhe faktorë të tjerë.
“Mendoj se duhet ta përgatisim veten për mundësinë se ky realitet i ri ekonomik do të vazhdojë për shumë vjet”, ka thënë ai.
-
Meta nis largimin nga puna të 10 mijë punëtorëve
-
Meta largon nga puna 11 mijë punëtorë
-
Meta përgatit një raund të ri të shkurtimeve të vendeve të punës
-
Pas largimit të 11 mijë punonjësve, Meta po riorganizon disa pjesë të kompanisë
-
Zuckerbergu e pranon se Meta bëri gabime në ristrukturimin e stafit për AI