Tech

“Meta” i jep fund aplikacionit të çifteve

Një tjetër eksperiment social i “Metas” po përfundon. I quajtur “Tuned” ka shumë gjasa të jetë aplikacion për të cilin shumë përdorues të rrjeteve sociale as që kanë dëgjuar për të.

“Tuned” u lansua më 2020 si një aplikacion i dizajnuar për çiftet që duan të lidhen më shumë edhe kur janë larg njëri-tjetrit. Aplikacioni ka dalë nga ekipi i Eksperimenteve të Produkteve të Reja, që zhvillon aplikacione e shërbime eksperimentale.

Lansimi kishte ndodhur kur “Meta” ishte ende e njohur vetëm me emrin Facebook.

Nëpërmjet “Tunedit”, çiftet privatisht mund të ndanin mendimet e tyre e mund të luanin edhe lojëra për të njohur më shumë njëri-tjetrin. Po ashtu kishin të përfshirë edhe mundësin e integrimit të aplikacioneve muzikore për shkëmbim këngësh.

Siç shkruan “TechCrunch”, “Meta” ka nisur t’i njoftojë përdoruesit e “Tunedit” se aplikacioni do të përfundojë funksionimin më 19 shtator. Kjo është data e fundit kur përdoruesit mund t’i marrin të gjitha të dhënat në aplikacion. “Tunedi” s’ka publikuar arsye se përse po i jep fund funksionimit.

“Tuned” ishte shkarkuar rreth 900 mijë herë në sistemet Android dhe iOS.

Është përfolur që përfundimi i “Tunedit” vjen si arsye e kohës kur u lansua: izolimi nga pandemia. Tash lëvizjet janë të lira dhe çiftet s’kanë nevojë ta përdorin aplikacionin.

Pos “Tunedit”, “Meta” sivjet i ka dhenë fund edhe disa aplikacioneve tjera përfshirë “Sparked”, “Lasso”, “Hobbi”, “Aux”, “Hotline” dhe “Whale”.