Meta Platforms ka apeluar në një gjykatë në Moskë kundër ndalimit të vendosur për disa nga aktivitetet e saj në Rusi për shkak të ekstremizmit, raportoi Reuters të premten.
Rusia në mars ka shpallur Metën fajtore për “aktivitet ekstremist”, por që vendimi nuk do të ndikojë në shërbimin e mesazheve WhatsApp, duke u fokusuar në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram tashmë të ndaluara të kompanisë amerikane.
Meta nuk ka komentuar pas deklaratës së Gjykatës së Qarkut Tverskoi në Moskë se ka mbështetur padinë e ngritur nga prokurorët e shtetit për ndalimin e aktiviteteve të kompanisë në territorin rus.
Avokatja e Metës, Victoria Shakina, ka thënë më parë në gjykatë se kompania nuk po kryente aktivitete ekstremiste dhe ishte kundër rusofobisë.