Një gjykatë ruse ka dhënë urdhër të hënën (21 mars) që rrjetet sociale perëndimore, Facebook dhe Instagram, të shpallen “organizata ekstremiste”, raportoi TheGuardian.
Në arsyetimin e Rusisë thuhet se këto dy kompani, pjesë e META-s, kanë kryer aktivitet ekstremist.
Nji iniciativë e tillë ka nisur më 11 mars, ku prokurorët rusë propozuan që Meta Platforms të shpallej organizatë ekstremiste. Rusia ditë më parë e ka bllokuar edhe përdorimin e Twitterit.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia kërkon që Meta të emërohet “organizatë ekstremiste”
-
Ministria ruse e Drejtësisë e fut Facebookun në listën e ekstremistëve
-
“Meta” apelon kundër ndalimit të aktiviteteve që Rusia po i quan “veprimtari ekstremiste”
-
Qasja në internet në Rusi është e vështirë dhe e rrezikshme
-
Rusia kufizon thirrjet në WhatsApp dhe Telegram