Gjatë këtij muaji ishin publikuar çmimet për serinë Galaxy S21 për tregun indian, megjithatë çmimet nuk do të jenë të njëjta edhe në tregun e Evropës.
GSMArena raporton se modeli Vanilla S21 dhe S21+ do të kenë çmim më të ulët, derisa ai Ultra do të ketë çmim më të lartë në Evropë.
Jozyrtarisht mësohet se Galaxy 21 do të ketë çmim fillestar 849 euro, derisa S21+ do të ketë çmim prej 1,049 euro. Kurse Ultra do të ketë çmim 1,349 euro. Këto janë çmimet për telefonin standard prej 128 GB.
Për 50 euro më tepër jo do të merrni hapësirë të dyfishtë memorizuese në të gjitha modelet, derisa Ultra me 512GB ka çmim prej 1,529 euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Samsungu prezanton serinë e re Galaxy S25
-
Detaje të reja për serinë e telefonave Galaxy S23 të Samsungut
-
Samsungu vonon porositë për modelet S22 shkaku “i interesimit të madh”
-
Samsung Galaxy S21 FE do të kushtojë 699 dollarë në SHBA
-
Telefonat inteligjentë Samsung S21 - zgjedhja më e mirë nëse po blini një smartphone të ri në 2021