NASA e di se do të ketë nevojë për bashkëpunim me agjenci të huaja hapësinore dhe kompani private, kur është në pyetje dërgimi i njerëzve në Hënë. Andaj ka prezantuar një sërë parimesh të quajtura “Marrëveshja Artemis” për organizatat të cilat dëshirojnë të marrin pjesë në këtë program, dhe i cili synon të dërgojë gruan e parë në këtë planet gjer në vitin 2024.
ASA thotë se marrëveshja Artemis ka për qellim “themelimin e parimeve të reja për ta drejtuar eksplorimin civil dhe përdorimin e gjithësisë”. Ashtu si shpjegoi Jim Birdenstine, administruesi i agjencisë, kjo do të shërbejë si bazë për marrëveshjet bilaterale me shtetet tjera, në mënyre që partnerët potencialë të jenë të informuar se me çka po pajtohen kur ta nënshkruajnë programin Artemis.
Agjencia ka shpërndarë kornizën e kësaj marrëveshjeje, që fillon me kërkesat që pjesëmarrësit të kryejnë aktivitete vetëm për qëllime paqësore. Partnerët e Artemis gjithashtu duhet të jenë transparentë me politikat e tyre, të përcjellin standardet ndërkombëtare, dhe të kenë planin e zvogëlimit apo shmangies së krijimit të pluhurit orbital, shkruan “Endgadget”, raporton KOHA.
Partnerët gjithashtu duhet t’i përkushtohen dhënies së asistencës astronautëve në rrezik dhe të publikojnë hapur gjetjet dhe të dhënat shkencore. Gjithashtu duhet të premtojnë se do të mbledhin burime dhe mostra nga Hëna, Marsi dhe asteroidet nën rregullat e Traktatit të Gjithësisë. Marrëveshja thekson posaçërisht disa nene të Traktatit, përfshirë atë ku shkruhet se Hëna dhe trupat tjerë qiellor “nuk janë subjekt i shteteve me anë të pretendimit të sovranitetit, më anë të përdorimit apo okupimit, apo çfarëdo mënyre tjetër”.