Programi Artemis i NASA-s mëton që të dërgojë sërish njerëzit në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh.
Artemis 1 do të shënojë debutimin e megaraketës SLS (Space Launch System) të NASA-s, e cila do të dërgojë kapsulën Orion pa ekuipazh deri në orbitën hënore. Orion do të kalojë gjashtë javë në hapësirë para se të kthehet në Tokë në oqean më 10 tetor.
Nëse ka sukses, Artemis II do të lansohet në maj të 2024, me një ekuipazh prej katër astronautësh, në një mision testues fluturimi pranë Hënës.
Duke supozuar që edhe Artemis II do të ketë sukses, Artemis III do të duhej të zbarkojë dy njerëz në Hënë më 2025 – zbarkimi i parë njerëzor në Hënë pas Apollo 17 në vitin 1972, ku do të hulumtojnë sipërfaqen hënore dhe do të kryejnë eksperimente për rreth një javë.
Burimet:
The U.S. Resets Its Sights on the Moon, Kicking Off the Next Space Race (Stratfor)
Inside NASA's Artemis missions (Royal Museums Greenwich)
Artemis I mission (NASA)
NASA's Artemis Program (Space.com)