Quhet “Artemis” programi i NASA-s për të rikthyer njeriun në Hënë dhe që ta bëjë këtë brenda vitit 2024 do të mbështetet në një financim prej 1,6 miliardë dollarësh që i shtohet buxhetit prej 21 miliardë të janë mbledhur deri tani.
Emri u publikua nga administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, njëkohësisht me postimin në Twitter që presidenti amerikan, Donald Trump tha se administrata e tij kishte rritur buxhetin për NASA-n që të përshpejtojë misionin që dërgon astronautët në Hënë brenda pesë vitesh.
“Herën e parë që njerëzimi vajti në Hënë e bëri nën emrin Apollo”, tha Bridenstine.
“Programi Apollo ndryshoi historinë përgjithnjë… Por Apollo kishte një motër binjake, Artemisën që ishte perëndia e Hënës. Mendoj se është diçka e bukur që 50 vite më pas Apollos, programi Artemis të dërgojë sërish njeriun dhe gruan e parë në Hënë”, theksoi ai.
Administratori në krye të agjencisë amerikane shtoi se “zhvillimi i misionit do të rrisë punën pranë qendrave të NASA-s, për të krijuar teknologji kyçe për stacionin ‘Gateway’ në orbitën hënore dhe për ato me qëllim eksplorimin e sipërfaqes”./atsh
-
NASA po dërgon për herë të parë pas mbi 50 vjetëve astronautë në Hënë
-
NASA synon të nisë njerëz drejt Hënës në muajin mars
-
NASA planifikon të dërgojë astronautë në mision në Hënë, për herë të parë në mbi 50 vjet
-
NASA emëron ekuipazhin e Artemis III, për hapin tjetër drejt uljes në Hënë
-
Artemis II përfundon me sukses misionin historik, astronautët kthehen në shtëpi