Tech

Logitech e rifreskon miun klasik MX518 për gaming

Shumë gamerë ekspertë kanë përvoja shumë pozitive me miun origjinal Logitech MX518 nga viti 2005. Ekzistojnë disa arsye se pse shumë shfrytëzues këtë model e konsiderojnë si një nga periferitë më të mira për gaming, dhe kjo e përfshin një formë komfore, taste të bukura dhe performanca të shpejta, përcjell Engadget.

Atyre që u ka munguar dizajni origjinal i miut MX518, me siguri do të jenë të kënaqur me faktin se LG ka vendosur ta "ringjallë" modelin e popullarizuar. Miu vjen si G MX518 dhe e kthen shtëpizën në formën vezore, me përmirësime në fushën e teknologjisë dhe karakteristika në frymën e asaj që mund të shihet në modelet nga viti 2019 dhe do t’i plotësojë nevojat e gamerëve modernë. I vetmi dallim i jashtëm është materiali i përmirësuar me një finish të ri. Hardueri i brendshëm është krejt diçka tjetër, tani është i pranishëm sensori 16000DPI Hero nga minjtë premium të Logitechit, si dhe procesori 32-bitësh ARM i cili premton reagim prej 1ms. Memoria e implementuar e mundëson ruajtjen e sistemit të përshtatur me tetë taste. Mangësia ndoshta e vetme e mousit është se e përdor kabllon, dhe nuk është pa tel. Megjithatë, kjo zgjidhje ka kuptim nëse e dimë prapavijën dhe historinë e këtij miu, shkruan KOHA Ditore.

Logitech G MX518 është në dispozicion në parashitje me një çmim prej 60 dollarësh.