Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Logitech e prezanton versionin pa tel të miut G502

Logitech më në fund ka vendosur ta prezantojë versionin pa tel të miut për gaming G502. Kompania e ka ridizajnuar nga e para G502 për variantin Lightspeed, i cili e përdor sistemin për mbushje Logitech PowerPlay. Pritet që kjo të mundësojë deri në 48 orë përdorim me një mbushje me ndriçim të parazgjedhur, pra deri në 60 orë me ndriçim të çaktivizuar, raporton Engadget.

Ky mi vjen me të njëjtin sensor Hero 16K, si tek versioni me kabllo, dhe ofron ndjeshmëri deri në 16,000 DPI dhe 400+ IPS për ta optimizuar reagueshmërinë dhe saktësinë. Miu gjithashtu ka reagueshmëri prej 1ms, gjë që do të ndihmojë në minimizimin e lagut, shkruan KOHA Ditore.

Mousi pa tel Logitech G502 do të lidhet automatikisht me softuerin Logitech G Hub, duke mundësuar përshtatje të ndriçimit dhe 11 taste që mund të programohen.

Pesha e miut është 114 gramë, duke e bërë atë shtatë gramë më të lehtë se modeli me kabllo, por është e mundur të shtohen deri në 16 gramë në varësi të stilit të lojës. G502 Lightspeed e ka një çmim prej 150 dollarësh dhe pritet të dalë në shitje gjatë muajit maj.