Tech

Kthehen aplikacionet e Metas

Foto ilustrim

Përditësuar (17:18) - Kthehen aplikacionet e Metas

Facebooku, Messengeri e Instagrami janë kthyer sërish në përdorim.

Kompania ka thënë se e ka rregulluar problemin.

Siç shkruan BBC, ndërprerja e madhe e serverit në Meta ka shkaktuar probleme në rrjetet sociale të kësaj kompanie. 


16:25 - Facebooku, Messengeri e Instagrami, rrjetet sociale që janë në pronësi të Metas, janë jashtë përdorimit tash e disa minuta të martën.

Përdoruesve u janë mbyllur llogaritë në të tria rrjetet sociale. Pasi provojnë të kyçen sërish, përdoruesve u del mesazhi "passwordi është i gabuar". 

Raportohet se është problem global. 

Kompania ka thënë se po punojnë për ta rregulluar problemin.

Elon Musk, miliarderi dhe pronari i "X", është tallur me problemet që po kanë aplikacionet e Metas.