Asambleja Kombëtare e Koresë së Jugut miratoi të martën ligjin që ndalon operatorët e dyqaneve të aplikacioneve të Google dhe Apple të detyrojnë zhvilluesit të përdorin sistemet e tyre të pagesave brenda aplikacionit.
Koreja e Jugut thuhet se është vendi i parë në botë që miraton një projektligj të tillë, i cili bëhet ligj kur nënshkruhet nga presidenti, partia e të cilit ka mbështetur ligjin.
Gjigantët e teknologjisë janë përballur me kritika të shumta mbi praktikën e tyre që kërkojnë nga zhvilluesit e aplikacioneve të përdorin sisteme blerjeje brenda aplikacionit, për të cilat kompanitë marrin një përqindje deri në 30%. Ata thonë se përqindjet ndihmojnë në pagimin e kostos së mirëmbajtjes së tregjeve të aplikacioneve, shkruan AP.
Legjislacioni ndalon operatorët e tregut të aplikacioneve të përdorin monopolet e tyre për të kërkuar sisteme të tilla pagese, që do të thotë se ata duhet të lejojnë mënyra alternative të pagesës. Ai thotë se ndalimi ka për qëllim promovimin e konkurrencës më të drejtë.