Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Konfirmohet, OnePlus 6 vjen me 8 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme

Kompania e njohur kineze, OnePlus, ka konfirmuar përmes forumit të saj se smartfoni më i ri i saj OnePlus 6 do të vijë në version me 256 GB të memories së brendshme.

Gjithashtu, kompania ka konfirmuar edhe se OnePlus 6 do të vijë me 8 GB RAM memorie dhe me procesor të teknologjisë së fundit të Qualcommit – Snapdragon 845, transmeton Koha.net.

OnePlus 6 do të jetë një smartfon shumë i shpejtë, kështu ka bërë të ditur kompania gjatë kësaj jave përmes postimit të një videoje në Twitter ku edhe ka konfirmuar emrin e këtij modeli.

Smartfoni më i shpejtë i OnePlusit pritet të lansohet gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.