Tech

OnePlus konfirmon emrin e telefonit të ri më të shpejtë

Modeli OnePlus 6 do të vijë së shpejti dhe tani kjo kompani e njohur kineze ka vendosur që të fillojë fushatat e marketingut për këtë pajisje të re.

OnePlus tani ka publikuar një video të shkurtër promovuese për smartfonin e saj të ri të avancuar, transmeton Koha.net. Ajo zgjat vetëm 4 sekonda, por konfirmon emrin e tij – OnePlus 6. Po ashtu, videoja tregon se smartfoni i ri ofron “shpejtësinë që ju nevojitet”.

Image

I pari i kompanisë, Pete Lau, tashmë ka konfirmuar se smartfoni i ardhshëm i OnePlus do të vijë me procesorin më të fundit të Qualcommit, Snapdragon 845, dhe kjo është arsyeja se nga vjen shpejtësia. Ai, po ashtu, ka thënë se lansimi i OnePlus 6 do të ndodhte në qershor të këtij viti, por kjo gjë mund të ndodh edhe më herët.