Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

OnePlus vitin e ardhshëm sjell smartfonin e ri me 5G

Kompania e njohur OnePlus është duke iu bashkuar listës së prodhuesve të smartfonëve të cilët janë duke planifikuar që të lansojnë smartfonët e rinj vitin e ardhshëm të cilët do të ofrojnë mbështetje për rrjetin 5G.

Kreu dhe themeluesi i OnePlusit, Pete Lau, ka konfirmuar sot në Kongresin Botëror të Celularëve në Shanghai se kompania është duke zhvilluar smartfonin 5G për 2019-ën, transmeton Koha.net.

Ai, po ashtu, ka përmendur se kompania është duke punuar në vendosjen e marrëdhënieve me shitësit zyrtarë në Shtetet e Bashkuara.

Lau ka përmendur se marrëdhënia e kompanisë me Qualcommin do ta lejojë atë që të bëhet njëri nga prodhuesit e parë që do të lansojë smartfonin 5 G vitin e ardhshëm.