Kohët e fundit janë shfaqur informacione që OnePlus është duke përgatitur një smartfon të ri të quajtur 7T Pro, i cili do të dalë në treg brenda disa muajsh.
Pete Lau, kreu i OnePlusit, tha për revistën “Financial Times” se kompania e tij do të lansojë edhe një smartfon të ri me 5G gjatë tremujorit të katërt të këtij viti. Për dallim nga modeli OnePlus 7 Pro 5G, i cili është në dispozicion vetëm nga disa ofrues global, smartfoni i ri do të jetë në dispozicion globalisht.
“Nëse dëshironi të keni një telefon premium në vitin 2020, duhet të pajiseni me teknologji 5G. Ne besojmë se me zhvillimin e teknologjisë 5G vitin e ardhshëm mund të arrijmë një performancë edhe më të mirë. Me afrimin e epokës së re 5G, ne do të investojmë më shumë në këtë teknologji dhe pajisjet tona”, tha Lau.
Gjithashtu, OnePlus planifikon të zgjerohet më tej dhe të marrë përdorues shtesë në SHBA nga Huawei, Apple dhe Samsung. OnePlus ka rritur të ardhurat gjatë këtij viti si dhe ka rritur numrin e të punësuarve në mbi 1700 punëtorë./ksp
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi