Nën-brendi Honor i Huaweit paralajmëron se do të lansojë smartfonin e ri me rrjetin 5G në gjysmën e dytë të këtij viti.
George Zhao, presidenti i Honorit, së fundmi ka konfirmuar se kompania është duke zhvilluar një smartfon të ri me 5G, duke përmendur mundësinë që pajisja mund të arrijë në gjysmën e dytë të këtij viti, transmeton Koha.net. Specifikat mbesin një mister si dhe ai nuk ka përmendur se cila pajisja do të jetë e para që do të vijë me 5G.
“Kur dhe cili model, varet nga infrastruktura dhe progresi i operatorit”, ka thënë Zhao, shkruan ubergizmo.
Kjo nuk është hera e parë që Zhao ka folur për lansimin e smartfonit të ri Honor 5G. Në shtator të vitit të kaluar, ai ka thënë se kompania do të lansojë një pajisje kompatibile në vitin 2019 dhe ajo do të jetë e para.
Gjithashtu, edhe prodhuesit e tjerë kanë paralajmëruar për smartfonët e tyre 5G.
-
“Huawei”: telefonat 5G me çmim nën 150 dollarë vijnë në fund të vitit
-
Analistët besojnë se sivjet 20% e të gjithë telefonave nga segmenti i mesëm do të kenë 5G
-
OnePlus do të lansojë edhe një smartfon 5G
-
Huawei sjell telefonin e vet të parë 5G më 16 maj në Londër
-
ZTE do të lansojë smartfonin 5G në MWC 2019