Smartfoni më i ri, 6, i kompanisë së njohur kineze OnePlus është gjithnjë e më afër lansimit.
Tani, sipas një raporti nga India, janë zbuluar çmimet e versioneve të OnePlus A6003.
Ky smartfon do të ketë tre versione të memories së brendshme në kombinim me 6 dhe 8 GB RAM memorie.
Sipas këtij raporti, po ashtu, OnePlus është duke përgatitur të lansojë edhe kufjet “Bullets” pa tela (wireless) por ende nuk ka vendosur çmimin për të.
|
|
Memoria e brendshme |
Çmimi në Dollarë |
Çmimi në Euro |
|
OnePlus 6 |
64 GB |
523 – 569 |
427 - 465 |
|
OnePlus 6 |
128 GB |
600 – 661 |
490 – 540 |
|
OnePlus 6 Premium |
256 GB |
692 - 754 |
565 - 616 |
Ndërkohë, OnePlus ka postuar në Twitter një video përmes së cilës ka zbuluar se smartfoni i ri do të ketë funksionin e gjesteve të ngjashëm sikur te OnePlus 5T dhe OnePlus 5.
Edhe
Zbulohen çmimet e OnePlus 8-shit
Speed up your experience with gestures. #OnePlus6 pic.twitter.com/ccN32d8UbW
— OnePlus India (@OnePlus_IN) April 4, 2018
Gjithashtu, është publikuar edhe një fotografi e cila tregon se si duket OnePlus 6 dhe në të cilën shkruan se ky smartfon do të vijë me procesor Snapdragon 845. Por, këtë kompania tashmë e ka konfirmuar.

Për më shumë informata në lidhje me OnePlus 6, mund të lexoni KËTU.