Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

OnePlus 6 vjen në version të ri nga java e ardhshme

Kompania e njohur kineze, OnePlus, ka njoftuar se do të nxjerrë në treg një celular OnePlus 6 me ngjyrë të kuqe.

Fillimisht ky smartfon do të jetë në dispozicion nga data 10 korrik vetëm në Indi dhe SHBA. Do të kushtojë 579 dollarë dhe do të jetë në dispozicion me 8 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, shkruan tch.

Sigurisht që ky celular do të vijë edhe në Europë, por ende nuk janë dhënë informacione mbi datën e mundshme.

OnePlus 6 ka dalë fillimisht në treg në muajin maj me dy versione ngjyrë të zezë dhe kompania thotë se ka shitur 1 milion celularë për 22 ditë.

Muajin e kaluar u prezantua edhe një OnePlus 6 i bardhë.