Gjatë këtij viti, për shkak të mungesës së procesorëve Snapdragon 835, OnePlus u detyrua që të shtyjë lansimin e smartfonit të saj premium OnePlus 5 për muajin qershor.
Kompania nuk dëshiron të njëjtin gabim ta përsërisë dhe planifikon që modelin OnePlus 6 ta lansojë në fillim vitit 2018, transmeton ksp.
Sipas pohimeve, modeli i ri i kompanisë do të vijë me ekran 6-inç Quad HD pa skaje, procesor Qualcomm Snapdragon 845, 8GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme.