Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Koncepti i Intelit, Horseshoe Bend, na jep një pasqyrë të së ardhmes së kompjuterëve fleksibël

Gjatë panairit CES, Inteli e prezantoi konceptin e vet të PC-së fleksibile, i cili do të duhej ta frymëzojë paraqitjen e një kategorie krejtësisht të re të pajisjeve. Prototipi është emërtuar Horseshoe Bend dhe bëhet fjalë për një pajisje mjaft të madhe, raporton The Verge.

Ekrani OLED prej 17.3 inçëve e ka një raport prej 4:3, që do të thotë se është më afër laptopëve tradicionalë kur shpaloset. Gjithashtu ekziston mbajtësja në stilin e Surface, e cila e mundëson përdorimin e ekranit në formë të plotë në kombinim me tastierën pa tel.

Pritet që aplikimi më i madh i një laptopi të tillë të jetë në segmentin e krijimit të përmbajtjeve dhe përdorimit të lehtësuar të ndërfaqes së përdoruesit.

Horseshoe Bend e përdor arkitekturën e re të Intelit 10nm Tiger Lake, e cila pritet në laptop gjatë këtij viti. Kjo do t’i mundësojë shtëpizat e holla prej 7 mm, me 9W TDP dhe pa ftohje aktive, shkruan KOHA Ditore. Pajisja prezantohet me Windows 10 standard, por Inteli pret që në të ardhmen Windows 10X OS i ardhshëm i Microsoftit të jetë një zgjedhje e mirë për këtë kategori pajisjesh.

Tani për tani, si duket Inteli më të vërtetë ka ndërmend të vërë në dispozicion këtë format kompjuterik në tregun mainstream, ndërsa kompania planifikon partneritet me disa prodhues të cilët do të ndihmojnë në zhvillimin e pajisjeve të tilla në të ardhmen e afërt.