Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Kompania mëmë e Googlet tejkalon pritshmëritë e fitimeve

Alphabet Inc dhe njësia e saj Google, kanë raportuar të martën shitje më të larta se sa pritej për tremujorin e katërt.

Shitjet e përgjithshme tremujore të Alphabet u rritën në 75.3 miliardë dollarë, mbi vlerësimin mesatar prej 72 miliardë dollarësh mes analistëve financiarë dhe kompanisë Refinitiv. Të ardhurat totale të Google ishin 74.9 miliardë dollarë, mbi vlerësimet prej 71.652 miliardë dollarë.

Tremujori i tretë radhazi i shitjeve rekord të kompanisë pasqyron rritjen e shërbimeve të Googlet të ngarkuara me reklama si kërkimi në internet, emaili dhe transmetimi i videove në YouTube, pasi pandemia COVID-19 e bëri tregtinë elektronike të zakonshme në pjesën më të madhe të botës, raporton Reuters.

Google gjeneron më shumë të ardhura nga reklamat në internet se çdo kompani tjetër.

Google kishte thënë se gjatë tremujorit të tretë, humbi disa shitje për shkak se kompanitë në mungesë të produktit reduktuan marketingun.